Detaje nga shkrimi! American Thinker: Biden dhe Blinken nuk godasin regjimin e Ramës, por ndëshkojnë rivalin konservator

0
126

Revista e njohur konservatore amerikane ‘American Thinker’ në një shkrim të publikuar sot, thekson se kryeministri shqiptar, Edi Rama është i korruptuar dhe i implikuar në aferën e Charles McGonigal.

Më tej, autori thekson se pavarësisht se Edi Rama drejton një regjim të korruptuar, administrata e Joe Biden dhe kreu i DASH jo vetëm që nuk e kanë ndëshkuar, por kanë bërë të kundërtën, duke sanksionuar rivalin e tij konservator, Sali Berisha.

“A ka ndonjë lidhje këtu me rinisjen e butës të politikës sonë ndaj Kinës nga administrata e Biden?

E njëjta administratë po sillet butë edhe me regjimin e korruptuar shqiptar, i cili është i lidhur rëndshëm me kartelin kryesor meksikan të drogës, Sinaloa, duke pastruar paratë e kartelit dhe duke shërbyer si pika kryesore hyrëse evropiane për kokainën.

Qeveria e korruptuar e Ramës që lehtëson drogën nuk është sanksionuar kohët e fundit nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken. Megjithatë, rivali konservator i Ramës dhe ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë detyrës për tetë vite dhe jo një problem në dukje për kryeministrin aktual, u sanksionua për korrupsion. Por, njeriu më i afërt me Ramën është edhe i afërt me Hunter Biden, pra Dorian Duçka.

Një shënim i fundit: oligarku Oleg Deripaska luajti një rol kryesor në nxitjen e hetimit për Rusinë kundër presidentit Trump. Inspektori i përgjithshëm, Michael Horoëitz detajoi se si zyrtari numër 4 i Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr, loboi për të ndihmuar Deripaskën, duke u shpjeguar bashkëpunëtorëve të tij se Deripaska po ndihmonte për të kapur Donald Trump.

Dhe, po, Christopher Steele i dosjes së famshme ‘Steele’, punonte për fushatën e Clinton-it, por patroni i tij prej vitesh ishte- mund ta merrni me mend- Oleg Deripaska. Një nga raportet e para të FBI-së për Christopher Steele erdhi nga agjenti FBI në Londër për t’u trajtuar nga zyra e Nju Jorkut. Agjenti përgjegjës: Charles McGonigal”, thuhet në shkrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here