Shehaj prezanton projektligjin për kompanitë offshore: Pas tyre fshihen ministrat dhe kryeministri

0
131

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve, projektligjin për ndalimin e kompanive offshore.

Sipas tij, ky projektligj vjen si një nevojë imediate për të adresuar një çështje madhore, transparencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit.

“Siç jeni në dijeni, një pjesë e madhe e kontratave publike, veçanërisht atyre koncesionare, por jo vetëm, janë fituar nga kompani offshore me pronarë të panjohur.

Ashtu sikurse ekziston rreziku, që pas këtyre kompanive mund të qëndrojnë njerëz të botës së krimit, persona të cilët ndodhen nën sanksione ndërkombëtare apo në listën e terrorizmit.

Sikurse jeni në dijeni, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenet 70 dhe 71 të saj parashikon që deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari publike fitimprurëse”. “Po kështu kuadri ligjor në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria i ndalon personat e dënuar me vendim të formës së prerë apo njerëzit e sanksionuar ndërkombëtarisht që të përfitojnë kontrata publike.

Pra ne kemi një kuadër ligjor në fuqi, por nuk e zbatojmë dot për sa kohë lejojmë kompani me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare”. “Edhe pse Shqipëria ka një ligj në fuqi për regjistrimin e pronarëve fundorë përfitues, ky ligj nuk ka arritur të ndalojë kompanitë me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare siç jemi të gjithë dëshmitarë.

Kjo është arsyeja, vijoi deputeti demokrat, që bashkë me një grup kolegësh kemi propozuar këtë nismë ligjor mjaft të domosdoshme.

Skandalet korruptive të  njëpasnjëshme ku përfshihen ministra, deputetë, kryetarë bashkish dhe vijimi i të njëjtave praktika kanë thelluar mosbesimin qytetarëve tek klasa politike në përgjithësi.

Parlamenti i Sllovenisë vendosi ndalimin e kompanive offshore në tenderët publikë pas një skandali për blerjen e një pajisje mjekësore prej 1.6 milionë eurosh nga një kompani offshore.

Në Shqipëri, aktualisht janë mbi 1 miliardë euro nga paratë dhe pronat publike që sot shkojnë për kompani offshore, për të cilat mbahet i fshehur përfituesi fundor.

Kjo është arsyeja pse Sllovenia është sot në vendin e 56 ndërsa Shqipëria në vendin e 110 në renditje e Transparence International.

Qëllimi i këtij projektligji është: Të ndalojë shtetin shqiptar të bëjë kontrata me kompani offshore, sepse nuk ka dyshim se sot, pas çdo kontrate offshore fshihet një politikan.

Ky projektligj ndalon rrjedhjen e parave publike drejt politikanëve përmes kompanive guackë”, ka deklaruar Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here