Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj medias, përgjegjësit të vihen para drejtësisë !

0
120

Ditën e sotme, parlamenti zhvilloi një seancë të posacme për Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Në nisje të fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Presidenti Alexander Van der Bellen ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të rojes së sigurisë të vrarë.

“E dënoj rëndë sulmin e armatosur dje ndaj një stacioni mediatik dhe dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet familjarëve të oficerit të sigurisë. Shpresoj që rrethanat e kësaj ngjarje të tmerrshme të zbardhen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here