PD: Tritol, plumba dhe kërcënimi është mënyra që qeveria ka vendosur për të mbajtur pushtetin

0
93

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në grupimin e Sali Berishës, Jola Hysaj në një reagim në rrjetet sociale thotë se “në Shqipëri vijon dhënia e mesazheve mafioze duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm”, referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash ndaj Top Channel dhe vranë rojen e objektit.

“Tritol, plumba dhe kërcënimi është mënyra që qeveria ka vendosur për të mbajtur pushtetin, pasiguria për familjet dhe fëmijët ka arritur skajet.

Kështu i’u përgjigjen Parisienët qeverisë Franceze për rritjen e moshës së pensionit.

Ndërkohë në Shqipëri vijon dhënia e mesazheve mafioze duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm.

Censura është kryefjala e qeverisë Rama sot.

Tritol, plumba dhe kërcënimi është mënyra që qeveria ka vendosur për të mbajtur pushtetin, pasiguria për familjet dhe fëmijët ka arritur skajet.

Kjo është politika që ka zgjedhur Rama për të shpopulluar Shqipërinë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here