“Oligarkët e kanë marrë peng Rilindjen”/ Shpërthen Maliqi: Më 25 prill Rama do të fundoset në gropë

0
105

Deputeti Lefter Maliqi thotë se kryeministri Edi Rama do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit vitin që vjen. Sipas tij, Rilindja do të humbasë edhe në jug sepse është një grup që drejtohet nga oligarkët dhe krimi.

”Ka ardhur koha që ky qen i ngordhur më 25 prill të fundoset në gropë dhe socialistët të marrin frymë, duke shkatërruar përfundimisht rilindjen. Ky qenë sot fliste përçarë, qysh nga presidenti, opozita parlamentare dhe opozita jashtëparlamentare që ka lidhje me qentë e tjerë të tërbuar dhe oligarkët. Ky do të ketë një fund të hidhur dhe një humbje spektakolare. Unë e njoh fare mirë Partinë Socialiste se kam punuar në strukturat e shtetit. Unë jam i bindur që Rilindja do të humbasë edhe në jug, sepse jemi përballë një grupi si rilindja që drejtohet nga oligarkët dhe krimi. Shumë mirë që Rama është nxehur se thashë që qeni që të leh nuk të ha”,-tha ai në ”Ora News”.

Maliqi tha se Rama është një aktor drogaxhi që pas thithjes, flet bukur por nuk është në interes të shqiptarëve. ”Rilindasit sot pa hanë kokën e njëri-tjetrit. Tashmë Ramë si ka dalë boja te socialistët, të ndërkombëtarët dhe tek kosovarët. Ky është bërë një aktor drogaxhi që pas thithjes, flet bukur, por nuk është në interes të shqiptarëve. Oligarkët e kanë marrë peng atë dhe institucionet e Shqipërisë. Rama i ka institucionet false pasi nuk ka asnjë shërbim. Ka kapur sistemin e drejtësisë në vend. Unë vetë jam për revolucion demokratik por jam i bindur që me votë do të marrë një dërrmim të madh”,-tha më tej.

Maliqi shtoi se Rama mendon se do të fitojë me paratë e drogës dhe oligarkët dhe se do të prishë marrëveshjen PD-LSI. ”Rama mendon se do të fitojë me paratë e drogës dhe oligarkët. Mendon se do të prishë marrëveshjen mes PD-së dhe LSI-së. Ai nuk i merr më shumë se 55 mandate, ndërsa vetë ka bërë llogari se 61-62 mandate i merr, por nuk i kalon 55 me gjithë këto që u ka bërë shqiptarëve. Presidenti ka qenë në konform ligjit me veprimet e tuj. Opozita nga ana e saj po kërkon lista të hapura 100%. PS ka bërë lista në dukje të hapura por që realisht janë më të mbyllura. Të jeni të bindur që PS është një parti e përçarë. Brenda llojit është Saimir Tahiri, i cili u përdor si kokë turku por ai është më socialist se Rama, Veliaj apo ministrat e tjerë”,-nënvizoi më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here