Kurti: Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare

0
128

Pas takimeve me politikanët shqiptarë në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një prononcim për gazetarët ku është shprehur se Shqipëria është shumë më pranë Kosovës.

Ai theksoi se një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria dhe se kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët.

Kurti: Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes. Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare. Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.

Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare. Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here