Protesta në Pogradec/ Banorët: Mjetet e tonazhit të rëndë po na prishin rrugën, rrezikohet dhe jeta e fëmijëve !

0
96

Kjo e shtunë ka nisur me protesta në qytete të ndryshme të vendit. Grupe qytetarësh në Njësisë Administrative Çërravë Pogradec, janë ngritur në protestë për amortizimin e rrugës, si pasojë e mjeteve te tonazhit të rëndë të një kompanie për përpunimin e gurit dhe granilit, e cila kalon përmes rrugës kryesore të fshatit.

 

Për banorët kjo situatë është kthyer në një shqetësim shumë të madh, pasi veç rrugës, nga kamionët rrezikohen edhe fëmijët.

Administratori i Njësisë Administrative Cërravë, Olger Ibi, pranoi se institucioni i bashkisë është në dijeni të dëmtimit të rrugës, por thotë se për mjetet e tonazhit të rëndë do te diskutohet me kompaninë për të gjetur një zgjidhje alternative.

Për mbarëvajtjen e protestës ishin të pranishëm edhe efektivë të policisë, të cilët vëzhguan situatën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here