“Kiara Tito nuk e meriton të vazhdojë lojën”, Kevin Jacobs ka një mesazh për personat që mendojnë kështu

0
333

Kevin Jacobs ish-fituesi i Big Brother Canada, kërkon nga njerëzit që të kenë respekt për të gjithë konkurentët e “Big Brother VIP Albania”. Fituesi i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që ka inspiruar lojën e Luizit, ka dhënë mendimin në lidhje me nominimin Kiara-Olta. Ai i ka kushtuar një video mesazh të gjithë personave që thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Kevin thotë se çdo njeri mund të fitojë lojën pasi strategjitë janë të ndryshme.

Por në fund, ai shton se pavarësisht çdo lloj strategjie, Luizi do e fitojë.

“Disa njerëz thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Arsyeja pse thonë se Kiara nuk duhet të largohet është sepse thonë se ajo nuk e meriton të jetë aty për shkak të lojës së saj. Edhe nëse ka luajtur një lojë të mirë ose jo, problemin e kam me njerëzit që thonë se dikush duhet të jetë aty, nuk besoj se kjo është mënyra e duhur për asnjë shoë të tillë. Ka plot strategji fitoreje dhe çdo njëri mund të fitojë lojën, ndaj duke thënë se dikush e meriton të jetë aty apo jo më shqetëson. Mendoj se po shikoni më poshtë e se nuk po i respektoni siç duhet e çdo kush mund ta fitojë këtë lojë. Pavarësisht se kush shkon në shtëpi, Olta ose Kiara, Luizi e fiton lojën.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here