Ish-deputeti i PS-së kundër Ramës: Kreu i SHISH-it duhet të jetë shtetas shqiptar

0
153

Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho, duke folur për propozimin e kryeministrit për emërimin në krye të SHISH-t të Vlora Hysenit, tha se nuk e kupton këtë veprim pasi kjo e fundit është shkarkuar nga e njëjta detyrë në Kosovë.

Braho tregoi se ligji për kreun e SHISH thotë se ky rol duhet të mbahet nga një person me shtetësi shqiptare, dhe jo të dyfishtë ashtu si Hyseni.

Ai shtoi më tej se Rama “nuk kupton nga punët e shërbimeve”.

“Është shkarkuar nga Kurti, Rama e merr në kabinet, nuk e kuptoj. Unë nuk kam vërejtje për atë apo punët e saja. Problemi është se pse duhet të merret një shtetase kosovare. E njoh mirë ligjin për SHISH, duhet të jetë një shtetas shqiptar, jo të jetë me dy shtetësi kreu. Rama ka dështuar me dy ministra që ka marrë nga Kosova, ky është një pozicion shumë delikat.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here