“Rama vodhi logon e PD dhe ua dha dy patronazhistëve të tij”- Ish-deputeti demokrat: Grupimi i Alibeajt nuk përfaqëson asgjë, s’marrin as 2% të votave

0
97

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka akuzuar Bashën dhe Alibeajn se janë patronazhistë të Ramës.

I ftuar në studion e Panorama TV, ai u shpreh se kryeministri vodhi logon e Partisë Demokratike dhe u dha “këtyre dy patronazhistëve”, por sipas tij nuk do marrin as 2% të votave.

“Grupimi i Alibeajt nuk përfaqësojnë asgjë. Janë patronazhistë të Edi Ramës, vodhi logon e PD dhe ua dha këtyre dy patronazhistëve, Nuk marrin as 2% të votave. Nuk kanë as 100 veta për në dasmë, jo më për të fituar këshillë bashkiak.

Dalin për ti hequr votë opozitës, por nuk pretendojnë të fitojnë.

Shikoni në çfarë gjendjen është shteti jonë, popullsia është larguar. Shikoni çfarë katastrofe është bërë me sigurinë e vendit.

Kanë futur njerëz nga organizata kriminale, njerëz pa shkollë. Një e mitur humb dhe ata që supozohet që ta gjejnë e tallin, thonë çfarë vit prodhimi është. Një e dekoduar, Ina tallet. Këtu ka degraduar gjithçka”, tha ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here