Mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë protestuan kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, Dritan Decka dhe Helidon Klosi. Dy mjekët u shoqëruan mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi dyshohet se vonuan shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajku.
Mjekët i quajnë të nxituara veprimet e Prokurorisë dhe Policisë për ndalimin e dy mjekëve, pasi për ta nuk është provuar fajësia.
Sipas tyre, arrestimi nuk duhet të kishte ndodhurpa dalë më parë ekspertiza mjeko-ligjore dhe analiza klinike e rastit, dhe më pas të veprohet .