Lidhja me mafian shqiptare/ Firmoset kërkesa për shkarkimin e presidentit

0
140

Deputetët e opozitës në Ekuador kanë nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.

Në padinë e depozituar nga 59 deputetë, ata e akuzojnë presidentin për përfshirje në korrupsion me kompanitët shtetërore. Ndërkohë, Lasso akuzohet për lidhje kriminale me mafian shqiptare përmes dhëndrit të tij.

Kjo është hera e dytë që nisin procedurat për shkarkimin e Lasso-s. Në qershor të vitit të kaluar, kërkesa për shkarkimin e tij mori 80 vota nga 92 të nevojshme për ta hequr nga posti.

Ndërkohë tani shanset janë ndryshe, për shkak se pakënaqësia ndaj tij është rritur, ndërsa në shkurt ai humbi disa kërkesa për referendum të paraqitur prej tij.

Vendimi për shkarkimin e tij shkon më pas përpara Gjykatës Kushtetuese.

Lasso mund të shmangë shkarkimin nëse shpërndan kongresin dhe drejton me urdhra ekzekutivë. Por diçka e tillë do të provokonte zgjedhje të parakohshme në një kohë kur popullariteti i presidentit, që dikur ka qenë bankier, është në nivele shumë të ulëta.

Presidenti akuzohet për lidhje me mafian shqiptare, ndërkohë që mediat perëndimore shkruajnë se bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në këtë vend dhe po shkatërrojnë infrastrukturën ligjore dhe demokratike të Ekuadorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here