“Mbreti” i Tik-Tok/ Postoi videon duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në komisariat drejtuesi i “Lamborghinit”!

0
172

Identifikohet dhe shoqërohet në komisariatin e policisë, shtetasi A.V. i cili postoi pak ditë më parë një video në rrjetin social “TikTok” duke ecur me makinë në një shpejtësi prej 305km/h.

I riu është gjobitur nga policia me 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu policia i ka bllokuar mjetin tip “Lamborghini” me të cilin udhëtonte.

I riu postoi në rrjetin e tij social një video ku shihej teksa udhëtonte në tunelin e Kalimashit me një shpejtësi më shumë se 300Km/h.

Videoja e tij u bë virale pak ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 3 persona tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

Shkak i aksidentit të rëndë u bë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here