Rama përplaset me qytetarin: I ke reklama, hodhi 4 kamionë me zhavorr dhe ikët…

0
306

Kryeministri i vendit Edi Rama në Lurë  ka pasur një debat sot me një nga dibranët aty. Një djalë i ri, gjatë fjalës së tij i tha kryeministrit se i kishte reklama gjithë sa thoshte, duke shtuar se për këtë zonë rruga ishte domosdoshmëri.

Në përgjigje, kryeministri e ftoi të mësonte më shumë sepse sipas Ramës ai nuk kishte punuar një ditë.

DEBATI:

Dibrani: Rrugën ta bësh nga Rrësheni, jo nga Dibra. Se nga Rrësheni lidhemi më shpejt me Tiranën.

Rama: Po ku të duash ti.

Dibrani: Jo ku të duash ti, se të njoh i ke reklama të gjitha këto. Ka ardhUR ministri jot Lefter Koka para ca vitesh dhe premtoi projekt për rehabilitimin e rrugës, ishte projekt 4 milion euro, hodhi 4 kamionë me zhavorr dhe iku

Rama: Të flas unë tani?

Dibrani: Po, fol.

Rama: Dorëzo mikrofonin se e kam unë radhën. Këto milionat e eurove i keni bërë si kokrra fasulesh. Nuk ekziston një projekt i tillë. Unë nuk thashë do t’i bëjmë të gjitha edhe rrugën thashë nuk do ta lëmë pa bërë. Sa për premtimet e mia unë i mbaj që ç’ke me atë punë. Ti kujton se e the, u bo se nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Nuk e di ca është puna ti.

Kështu si ty thoshin edhe për rrugën e Arbrit. Unë thashë e nisim nga gjërat që kemi mundësi. Patjetër që ti di më shumë, e unë më pak. Por ti ato që di si di të sakta, unë aq pak sa di i di të sakta. Mëso më shumë që kur të flasësh të thuash gjëra me më shumë kuptim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here