Ivi Kaso flet për hapat që do të ndjekë grupimi i Berishës pas vendimit të KAS

0
120

I ftuar në një intervistë për mediat, sekretari për çështjet zgjedhore PD-në e grupimit të Berishës, Ivi Kaso, foli për vendimin e KAS dhe hapat që do të ndjekë këtej e tutje për pjesëmarrjen në zgjedhje

Në lidhje me koalicionet, Kaso tha se PD e Berishës është pjesë e vetëm një koalicioni, atë me Partinë e Lirisë, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane, duke mohuar një koalicion me Ballin Kombëtar.

“Hapat politik janë përcaktuar. Hapat juridik kanë filluar me paraqitjen e kërkesës para komisionerit, do të vazhdojnë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

Sa i përket kandidatëve u bë me dije mbrëmë me anë të koalicioneve. Marrëveshje PD e ka me PL, PBDNJ dhe PDK.

Sa i përket koalicionit tjetër, nuk më rezulton që PD të jetë pjesë e këtij koalicioni dhe të ketë një marrëveshje,” tha Kaso.

Lidhur me listat e kandidatëve për kryetar bashkish dhe këshill bashkiak, ai tha se nuk është paraqitur asnjë listë e tillë.

Në lidhje me firmën e 3 deputetëve të “Rithemelimit” në një nga koalicionet, Kaso tha se deputetët kanë të drejtë të vetëdeklarohen për të mbështetur një parti të caktuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here