Boci me keqardhje: Dita e verës në Elbasan ku lulet shumëngjyrëshe kryetari bashkisë i zëvendësoi me lule dërrase

0
166

Imazhe të turpshme, dëshmi e zhvatjes dhe e grabitjes së fondeve publike nga Bashkia e Elbasanit, janë shfaqur plotësisht dje në sytë e elbasanllinjve, pikërisht në Ditën e Verës, ditën kur ky qytet që ishte qendra e vëmendjes së të gjithë Shqipërisë duhej të lulëzonte.

Në Elbasan dje mbinë lulet prej dërrase të tenderave korruptivë të kryebashkiakut Gledian Llatja, të cilat, kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Luçiano Boçi, i pa me trishtim dhe i cilësoi  “vjedhje” me lule pa erë në Ditën e Verës…

“Elbasanit i ka hije, – shkroi Boçi në Fb, –  sepse tradita e tillë është që në Ditën e Verës të dominojnë lulet dhe ngjyrat. Jo më kot është edhe Dita e Luleve. Por në rrugë dhe muret e kalasë u shfaqën vetëm lule artificiale.

Për këdo që është çuditur se ku janë lulet natyrale, shpjegimin e merrni nga një punonjëse e Bashkisë Elbasan që informon se çfarë fshihet pas luleve artficiale: ” Z.Luçiano, lulet artificiale që janë vendosur nëpër muret e kalasë janë marrë që në vitin 2019, sapo erdhi Gledi në Bashki. Për ato lule, punonjësit e ASHP-s janë thirrur nga SPAK në muajin shtator 2022. Pra janë thirrur për tenderin e vitit 2019.

Një pjesë e madhe e luleve artificiale erdhën nga Tirana, nën mbikqyrjen e bashkëshortes së Gledit. I deturuan punonjësit të firmosin procesverbalin e marrjes në dorëzim, pasi sasia dhe cilësia…….janë skandaloze.”

“Vjedhin në ikje, vjedhin por po lënë gjurmë! – nënvizoi Boçi në përfundim. –  Shumë shpejt do japin llogari për çdo qindarkë që po i vjedhin qytetarëve të Elbasanit!”

Image

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here