Sejamini: Basha, Bardhi dhe Alibeaj duan një “copë” të PD-së, për t’u bërë deputetë në vitin 2025!

0
90

Neritan Sejamini mendon se objektivi kryesor i Lulzim Bashës, Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt, është të mbeten deputetë të Kuvendit të Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2025, ndaj po kërkojnë të mbajnë një “copë” të PD.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Basha e ka thuajse të pamundur të rikthehet si lider opozite, pasi votuesit nuk mendojnë se ai mund ta çojë partinë në fitore.

“Basha ka drejtuar fushata dhe i ka humbur kryesisht për fajin e tij dhe ekipit të tij.

Zoti Berisha i josh militantët me këtë gjë, duke thënë unë ju kam sjellë në pushtet. Në rastin e zotit Basha, nuk ka askush bindje se ai sjell PD-në në pushtet. E beson njeri? Një udhëheqës që nuk të çon drejt fitores, është i mbaruar. Ata janë të rinj në moshë, duan të mbeten deputetë dhe të presin.

Qëllimi imediat, është që në 2025 të bëhen deputetë. Ne kujtojmë se ata duan të fitojnë zgjedhjet. Bardhi, Alibeaj dhe Basha, për të mbajtur gjallë karrierën e tyre, duhet të bëhen deputetë.

Ata duan të mbajnë një copë, të mbajnë emrin dhe të kenë një copë ku dalin 3-4 deputetë”, tha Sejamini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here