Aksidentohet minatori 50-vjeçar në Bulqizë

0
124

Një aksident mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë ku një minator është plagosur rëndë në një prej minierave të Bulqizës. Burime për mediat bëjnë me dije se ai po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here