Baton Haxhiu: Celibashi gaboi, Berisha kryetar politik dhe juridik i PD

0
137

Analisti Baton Haxhiu shprehet se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gaboi duke mos regjistruar Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Në Çim Peka Live, ai theksoi se Sali Berisha është kryetar politik dhe i juridik i PD.

“Celibashi gaboi. Sali Berisha është realisht edhe formalisht, juridikisht, kryetar i Partisë Demokratike. Të tjerat janë çështje që kanë të bëjnë me nuanca gjyqësore të cilat do të respektohen, por vullenti politik është më i rëndësishëm ndonjëherë se sa nuancat gjyqësore. Nuk dëshirojnë të tërhiqen njerëzit që e kanë humbur betejën politike. Celibashi duhet t’i detektonte këto defekte. Ajo që mua më shqetëson në një moment është instituciuonin e KQZ pa dashje e futi në ujëra politike, sepse tha disa shprehje që kryetarit të KQZ nuk i lejohet”, tha Baton Haxhiu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here