“Gangnam Style” shkon edhe në burgje

0
156

Popullariteti i “Gangnam Style” ka arritur deri në burgjet e Tajlandës. Pasi ka hyrë në rekordet “Guinnes”, si videoja më e klikuar në botë, duke lënë pas atë të Justin Bieber, tashmë duket se edhe të burgosurit do të kenë një lidhje të veçantë me këngën dhe koreografinë. Rreth 100 të burgosur të Bangkokut kanë marrë pjesë të ndarë në 7 skuadra në një konkurs për suksesin botëror të repit Psy. Në konkurs mund të merrnin pjesë vetëm të burgosurit të cilët ende nuk ishin dënuar apo nuk i kalonin 7 vite. Çdo ekip ka krijuar koreografinë e vet dhe në fund trofeu ishte një shportë me ushqime, fruta dhe perime. Drejtori i burgut shpjegoi se ky aktivitet ka rritur bashkëbisedimin mes të burgosurve dhe ka ulur dhunën mes tyre, ndërkohë që ka ndryshuar edhe ditën e të burgosurve. Aktiviteti u zhvillua vetëm një ditë përpara se Psy të mbante koncertin e tij në Tajlandë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency