Belind Këlliçi hyn në baltën dhe gërmadhat e Tiranës: Ja “projektet” e Erion Veliajt!

0
102

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat Belind Këlliçi, pas një bashkëbisedimi që pati sot me banorë të lagjes “5 Maji” në Tiranë, ku u demaskua plotësisht panorama falso që përpiqet të shpalosë kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, u shpreh: “Kjo është Tirana e vërtetë, Tirana përtej propagandës, përtej fasadës, përtej fotove të bukura e përtej videove të bukura, kjo është Tirana.”

“Përshëndetje për të gjithë ju në facebook, – foli Këlliçi nëpërmjet rrjetit social. –  Sapo kemi mbaruar aktivitetin në zonën e 5 Majit me banorët e kësaj zone. Arsyeja përse hapa live është për t’i treguar të gjithë qytetarëve, gjendjen ku jetojnë banorët.

Këtu janë rrugët e Erion Veliaj, gjithë baltë, pasi këtu përfundon asfalti dhe gjithë kjo rrugë është realiteti ku ecin me  mijëra banorë çdo ditë.

Këto janë rrugët e Erion Veliajt dhe këto janë rrugët e bashkisë së Tiranës e këto janë projektet e Erion Velisë për kryeqytetin e rinisë që ishte vitin e kaluar dhe kryeqytetin e sportit që është këtë vit.

Kjo është Tirana e vërtetë, Tirana përtej propagandës, përtej fasadës, përtej fotove të bukura e përtej videove të bukura, kjo është Tirana.

Kurrë nuk i shohim në televizion këto rrugë pasi kurrë nuk e shohim  të vërtetën të pasqyrohet.

Edhe kurre nuk shohim kaq njerëz që kanë dalë pasi kanë ardhur për të marrë pjesë në aktivitet, pasi kanë ardhur për të folur për problemet e tyre, pasi prej vitesh askush nuk i dëgjon më.

Përherë urgjencë për të shkatërruar, për të prishur pronat e shtëpitë e banorëve dhe çfarë ka ndodhur, i kanë lënë gërmadhat këtu.

Janë shembur të gjitha shtëpitë dhe janë gërmadha që i ka lënë bashkia e Tiranës. Edhe aty ku e ka pasur shtëpinë nënë Liza, ka gërmadha tani.

Kjo është puna e kryetarit të bashkisë për 1 vit e dy muaj. Bashkia nuk ka bërë asgjë.

Këtu kam ardhur në nismën time për të treguar Tiranën e vërtetë.

Siç ju kisha premtuar të gjithëve do të tregoj në këtë betejë të vërtetat e qytetit, rrugët, rrugicat, lagjet dhe atje ku nuk mund të shkoni; do të shkoj e t’ua tregoj të vërtetat e këtij qyteti.

Erdha këtu për t’u treguar kushtet ku jetojnë banorët e 5 Majit dhe më thoni ju nëse është e denjë për një kryeqytetas për një banor të jetojnë në këtë gjendje apo jo”, tha Belind Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here