Ish-zëdhënësja e Berishës tallet keq me Ramën: Do ju ftoj në emision kur të lëshoni satelitët

0
181

Edi Rama e ka seriozisht për lëshimin e 2 satelitëve në hapësirë, gjë të cilën e ka përsëritur mbrëmjen e sotme gjatë në interviste për moderatoren Erla Mëhilli.

Kjo e fundit në fund të emisionit i tha me ironi se do ta ftojë sërish në emision kur të lëshohen satelitët në hapësirë, me Ramën që iu përgjigj duke i thënë se atëherë i bie që do shihen së shpejti.

 

Pjesë nga debati:

Mëhilli: Shpresoj t’iu kem sërish, mbase pasi të keni lancuar satelitët.

Rama: I bie që nuk do prisni gjatë. Nëse do ta lidhni me lancimin e satelitëve do të thotë se do shihemi shpejt. Besoj se shpejt.

Erla Mëhilli: Pra është serioze mos tamarrim me shaka?

Rama: Pse ta marrim me shaka. Më vjen keq. Gjërat që kam thënë janë tallur pastaj gjërat ndodhin. E kam thënë që ata që kritikonin stadiumin do shkojnë te vip. Satelitët Albania 1 dhe 2 do të jenë në orbitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here