Ish-prokurori i krimeve zbardh arsyen pse DEA zbarkoi në Shqipëri

0
146

I ftuar në një intervistë për mediat, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm.

”Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë.

Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s të drejtën të ketë një investim shumë të rëndësishëm në republikën e Shqipërisë.

E përkthyer më shqip, trafiku i lëndëve narkotike dhe i kokainës, është bërë më problematiku në tërë rajonin dhe për këtë arsye, DEA ka kthyer vëmendjen totale në Republikën e Shqipërisë.“- tha Beci.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here