Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, 30-vjeçari pranon krimin

0
110

Një 30-vjeçar italian, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43-vjeçarit kontraktor ndërtimi, i cili u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo Canavese.

Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët, ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej dy ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge, Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tre vite burg.

Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i katër fëmijëve, dy prej të cilëve nga martesa e tij e parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here