Floida Kërpaçi takim me zyrtaren e DASH-it për Çështjet e Rinisë: PL ka në fokus brezin e ri dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje !

0
113

Nënkryetarja e PL-së, Floida Kërpaçi ka zhvilluar së fundmi një takim me Abby Finkenauer, të dërguarën e posaçme të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Rinisë, gjatë vizitës që ajo zhvilloi në Tiranë së fundmi. Teksa ndan me ndjekësit e saj foto nga ky takim,Kërpaçi thotë se të rinjtë janë shpresa për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj, thotë ajo, misioni i Partisë së Lirisë ka në fokus brezin e ri dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në vendimmarrje.

“Pata kënaqësinë të takohesha dhe të ndaja mendimet me Abby Finkenauer, të dërguarën e posaçme të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Rinisë, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Diskutuam për talentet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare, mbizotërimin mes nesh të vlerave perëndimore, por edhe për dramën tragjike të emigracionit masiv rinor prej papunësisë, mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të keqqeverisjes aktuale!

Të rinjtë janë shpresa për të ardhmen e Shqipërisë ndaj misioni i Partisë së Lirisë ka në fokus brezin e ri dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në vendimmarrje U ndamë me dëshirën për tu ritakuar, e për të thelluar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për çështjet rinore”,shprehet nënkryetarja e PL-së Floida Kërpaçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here