Berisha: Rama dhe Bollino grabitën 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës me tre vendime të Këshillit të Ministrave

0
200

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se me tre vendime të firmosura në Këshillin e Ministrave, Carlo Bollino ka përfituar rreth 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës.

Sipas Berishës në një dalje për mediat, kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk ka një të tillë.

BerishaMe asgjë nuk mund të mashtrojë grabitjen që i ka bërë me Bollinon e tij, 4900 metër katrorë tokë.

Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të firmosura nga Edi Rama për kompaninë ‘MTSC’ Carlo Bollino, me tre vendime të Këshillit të Ministrave të personalizuara për kompaninë e një njeriu, të firmosura në harkun kohor 7 mujor, do të thotë; vendimi i parë me numër 642, datë 2.10.2019, me këtë vendim i është dhënë Carlo Bollinos, me 1 euro i janë 4020 metër katrorë tokë dhe 1600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Me 1 euro.

Kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk ka një të tillë.

Merret plani rregullues dhe kalohet në tokë për Carlo Bollinon dhe absolutisht Edi Ramën, me 1 euro me vendimin numër 642, datë 2.10.2019.

Por grabitja, hajnia nuk ndalet me këtë vendim.

Vendimi numër 157 datë 19.02.2020, pas 3-4 muajsh. Me këtë vendim, Rama dhe Bollino vendosin të marrin edhe një sipërfaqe tjetër prej 870 metër tokë, në kundërshtim me kontratën.

Kontrata ishte 1 euro, 4020 metër katrorë tokë. Tani ndryshon kontrata dhe shtohen 870 metër dhe bëhen ekzakt 4890, metër katrorë tokë.

Ky është vendimi i dytë në 4 muaj.

Nuk ndalet me kaq. Në vendimin e parë janë ndërtesat që sipas kontratës duhej të rikonstruktoreshin dhe përdorimi 1 euro.

Dhe tani hajduti heq dhe çizmet, del siç është.

Bëhet vendimi i tretë, numër 368, datë 06.05.2020.

Me këtë vendim Edi Rama vendos të prishen ndërtesat prej 1600 metër katror sipërfaqe ndërtimi, të rrafshohet duke shkelur kontratën, me një qëllim të vetëm.

Lexoni vendimin ku bazohet kjo.

Në kontratat e qerasë, pika 8/4 e vendimit thotë: Në kontratat e qerasë, ose të infeteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit mbi 500 metër, në rast se kur shoqëria qiramarrëse ka kryer investime në përputhje me plan biznesin dhe në masën mbi 25% të vlerës së truallit dhe kur shoqëria ka respektuar kushtet e kontratës, subjektet kontraktuese që kanë konsumuar mbi 5 vjet të kontratës u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës sipas legjislacionit në fuqi.

E kuptoni pra se vendimi i tretë i cili rrafshonte ndërtesën 1600 metër katrorë për ti hapur rrugën, grabitjes, përvetësimit të 5 mijë metër katrore se sipas vendimit të Edi Ramës, investonte aty 150% të vlerës së tokës, atij i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë.

A ka grabitje më flagrante se kjo që i bën truallit të tokës që i bën Rama me Bollinon e tij.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here