DEA amerikane stacionohet në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

0
297

Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të njoftojnë direkt në një numër të dedikuar nëse kanë informacione për drogën apo për pastrimin e parave.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kanë krijuar një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

Çdo informacion i dërguar do mbahet sekret.

 

 

NJOFTIMI ZYRTAR

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here