Basha kryetar i PD-së, Paloka: “Alibashët” deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës

0
135

Deputeti demokrat, Edi Paloka, dhe njeriu që për shumë vite mbajti dhe postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me faktin se pas dorëzimit të dokumentave në KQZ nga përfaqësues të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit, në të cilat rezulton se kryetar i PD-së është ende Lulzim Basha.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka thekson se “Alibashët” do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim.

Dhe në këtë kontekst, Paloka i drejtohet kolegëve të tij demokratë se cfarë do të bëjnë tani që publikisht ata shpallën se nuk e njihnin më Lulzim Bashën si kryetar dhe “e detyruan” të dorëhiqet.

“Alibashët paskan dërguar sot letra ne KQZ per të regjistruar grupimin e tyre. “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar, rezulton … “i dorehequri” prej një viti, vetë L.B.

Që Kushtetuta, Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri ne fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.

Edhe që Alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallën se nuk e njihnin më L.B si kryetar dhe “e detyruan” të dorëhiqet, çfarë do të bëjnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë asnjë vlerë?”, shprehet deputeti demokrat Edi Paloka në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here