E godet me kaçavidë të riun në Elbasan, shpallet në kërkim 22-vjeçari

0
128

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 22-vjeçar, i cili është autor i dyshuar i goditjes së një 25-vjeçari me mjet shpues (kaçavidë) duke e plagosur atë për shkak të një konflikti të çastit.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Elbasanit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here