Berisha: Në një kohë kur ju festat mezi i gëzoni ky krim ministër, drekon me 10 mijë euro, shpenzon me fluturime 22 milionë euro !

0
101

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në protestën e 3 marsit, i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka quajtur “hajdut të papërmbajtur”.

“Ne jemi këtu për t’i thënë: “Edi Rama sot ke para, banka, cdo gjë, por me asgjë nuk mundesh kurrë të mposhtës idealet e këtyre qytetarëve, idealet e revolucionit”.

Berisha tha nder te tjera se “këto 22 milionë euro, 4 milionë euro, 10 mijë dollarë dreka janë vjedhje xhepi për këtë se vjedhjet e tjera janë dhjetra e 100 herë më të mëdha, firmos 420 milionë euro për djegësa që nuk ekzistojnë, vjedh 122 miliardë lekë që mjaftojnë për të rritur rrogat e gjithë shqiptarëve. Plackit e vjedh Portin e Durrësit, së paku 4 deri në 5 miliardë pasurinë më të cmuar të Durrësit e shqiptarëve”.

Sali Berisha: Sot secili prej jush, është në mision të madh për veten, për fëmijët, për vendin e kombin e tij.

Mision i cili do i japë shqiptarëve Shqipërinë e shekullit 21. Në këtë mision vështirësitë janë të mëdha, por e përmbushin studentët të cilët punojnë paradite në shkollë, pasdite nxjerrin disa të ardhura e në darkë punojnë për të shkruar parrullat e kësaj proteste.
Këtë mision e përmbushin të rinjtë demokratë, por dhe socialistë të penduar të cilët nga koha e tyre dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet e këtij revolucioni.
Këtë mision e përmbushin nëna e baballarë që kanë përcjellë me lot e dhimbje fëmijët e tyre jashtë.

Cili është qëllimi i këtij revoluxioni? Qëllimi është përmbyusja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e plackitjen e shqiptarëve.
Kurrë në histori një njeri nuk ka vjedh këtë komb si e ka vjedhur Rama me organizatën e tij kriminale.

Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë, kryeministri shpirtlig, i pashpirt e shpirt kazmë vendos pas kësaj ndërtese vazon 4 milionë euro, të mjaftueshme për të blerë ilacet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë.

Në një kohë kur ju dasmat, ditëlindjen e festat mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim ministër, shtëti me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, drekon e darkon me 10 mijë euro, shpenzon me fluturime 22 milionë euro.

Por këto 22 milionë euro, 4 milionë euro, 10 mijë dollarë dreka janë vjedhje xhepi për këtë se vjedhjet e tjera janë dhjetra e 100 herë më të mëdha, firmos 420 milionë euro për djegësa që nuk ekzistojnë, vjedh 122 miliardë lekë që mjaftojnë për të rritur rrogat e gjithë shqiptarëve.

Plackit e vjedh Portin e Durrësit, së paku 4 deri në 5 miliardë pasurinë më të cmuar të Durrësit e shqiptarëve.

Por nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur, vjedhja e të ardhmes sonë, është akti i tij më makabër.

Në 8 vite 35% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria, në 8 vite secili prej nesh kemi humbur 1/3 e të dashurve tanë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt shuarjes e zhdukjes e ky mendon se do jetojë diku, në Karaibe apo ishujt e nxehtë të oqeanit indian.

Ne jemi këtu për t’i thënë: “Edi Rama sot ke para, banka, cdo gjë, por me asgjë nuk mundesh kurrë të mposhtës idealet e këtyre qytetarëve

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here