Ylli Manjani: Pse Rama duhet të ishte për ndjekje penale

0
246

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale.

Në emisionin ‘Now” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se Rama ka deklaruar se ka dyshime se opozita ka marrë financime ruse, por nuk ka bërë kallëzim.

Sipas Manjanit, Rama duhet të ndiqej penalisht minimalisht për moskallëzim.

“Kryeministri paska menduar që opozita qenka me Rusinë dhe paska marrë para. E paska ditur këtë gjë se paska pasur një dyshim. Nuk ka zgjedhur t’ia çojë prokurorisë shqioptare, por ka zgjedhur t’ia thotë këtij të korruptuarit të FBI-së.

Minimalisht ka pasur detyrimin për kallëzim. Edi Rama ka pasur detyrimin për kallëzim, nuk e ka bërë, minimalisht për moskallëzim duhet të ishte për ndjekje penale”, theksoi ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here