Protesta e FRPD/ Strazimiri : Në sheshin para Parlamentit kanë ndodhur dy ngjarje historike, ngritja e flamurit në vitin 1912 dhe rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

0
144

 

SSDeputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri mbajti fjalën e tij në protestën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike përpara Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Strazimiri tha se në sheshin para Parlamentit kanë ndodhur dy ngjarje historike, ngritja e flamurit në vitin 1912 dhe rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Sipas deputetit të PD, nga ky shesh nga protestat e PD do të rishkruhet historia.

“Jeni shpresa e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë për shkak se refuzoni të dilni mbi ujë me rrugën më të shkurtër, të bëhesh milioner brenda natës, të bëhesh milioner, deputet, ministër pasi ke vrarë njerëz, pasi ke shitur gratë shqiptare në rrugët e Evropës. Ju që jeni këtu sot i keni thënë jo. Nuk është krimi, sepse krimin nuk e keni trashëgim.

Sot krimi ka ndryshuar ngjyrë, nuk është më i kuq por mavi. Ky është një shesh historik i Shqipërisë. Sepse në nëntorin 1912 kur patriotë të këtij vendi ngritën flamurin kombëtar. Herën e dytë shtatorja e diktatorit është tërhequr zvarrë. Sot duke nisur nga ky shesh kemi detyrën të gjithë bashkë ta bëjmë për herë të tretë historinë”,  tha Gent Strazimiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency