Prioriteti i qeverisë: Të rrëmbejë pronat e shqiptarëve, shënjestër ato në qendër të Tiranës / Meta bën thirrje: Bashkohuni më 3 mars!

0
89

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars dhe për një tjetër arsye, atë për mbrojtjen e sigurisë juridike dhe pronës së tyre.

Kjo pas projektvendimit të qeverisë për shembjen e godinave 50-vjeçare, për të cilën Meta tha se prioritet i qeverisë është rrëmbimi i pronës së qytetarëve.

 

Ilir Meta: Kjo qeveri ka vetëm një prioritet, rrëmbimin e pronës së qytetarëve, e qartë se motivi i vetëm është vjedhja e gjakut e djersës së qytetarëve.

Të gjithë duhet të jënë në këmbë për të mbrojtur pronat e tyre e për të garantuar barazinë para ligjit dhe ndëshkimin e kësaj bande të pandalshme në grabitjen e pasurive publike dhe pronës private të qytetarëve.

Të gjithë në 3 mars në mbrojte të lirisë, pluralizmit e sigurisë juridike të cdo qytetari të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here