Ilaçet turke mbushin tregun farmaceutik, 120 barna morën autorizim tregtimi vetëm gjatë 2022

0
145

Tregut farmaceutik shqiptar po i shtohen gjithmonë e më shumë barnat me origjinë nga Turqia.

Vetëm përgjatë vitit 2022 Qendra Kombëtare e Barnave ka pajisur me autorizim tregtimi 120 barna turke në një kohë kur barnat nga të gjitha vendet europiane të mbledhura së bashku kanë 490 autorizime tregtimi.

Edhe barnat me origjinë nga Ballkani kanë tejkaluar ilaçet perëndimore në tregun shqiptar.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Dana Toma, fajëson ligjin shqiptar dhe klimën korruptive në Shqipëri, e cila ka larguar nga tregu firmat patentë.

“Është luajtur me këto marzhe të tregtimit, jo në interes të plotësimit të interesave të tregut, por gjithmonë në favor të buxhetit të shtetit dhe ku na ka çuar? Na ka çuar në zbrazje të tregut farmaceutik nga firmat patentë dhe në qoftë se ka qenë patentë nga firma xhenerike që janë të njohura në botë”, thotë Toma. Sipas saj, farmacitë janë zbrazur nga alternativat e mira.

Në kushtet e mungesës së barnave patentë, shpesh është parë që qytetarët të drejtohen në farmacitë vendeve fqinje për të marrë ilaçe që sipas tyre janë edh me cilësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here