Shqipëria ka rezultuar vendi më çmimin më të lartë në botë jo vetëm për naftën por edhe për benzinën ka treguar një studim.
Studimi i bërë nga Reddit (uebsajt amerikan për grumbullimin e lajmeve sociale, vlerësimin e përmbajtjes dhe diskutimin) ka treguar se vendi ynë kryeson në të gjithë botën me 26.59%.Reedit e ka sjell këtë grafik duke u bazuar te të dhënat nga Numbeo dhe Trading Economics.
–
Shqipëria është pasuar nga Pakistani, Filipinet dhe Ghana. Ndërkohë vendet të cilat janë renditur me çmimet më të ulëta në krahasim me rrogën mujore kanë rezultuar Venezuela, SHBA-ja, Australia gjithashtu dhe Kanada-ja.
Çmimet e karburanteve kanë parë një rritje shumë të lartë jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, por mesa duket veni ynë kryeson listën në të gjithë botën.