Apeli, “arrest me burg” Riformatos, pilotit italian tentoi të trafikonte qindra kg drogë me avion

0
134

giorgio riformato xhorxhoGjykata e Apelit ka vendosur sot masën arrest me burg për Giorgio Riformaton, piloti i avionit “Piper” që u rrëzua në Divjakë, në tentativë për të trafikuar drogë.

Pikërisht tentativa për të trafikuar drogë, është edhe akuza që mban pas hekurave pilotin italian, avioni i të cilit ngecinë plazhin e Divjakës për shkak të shkëputjes së rrotës.

Avokati i tij u shprehe se do kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Do bëjmë rekurs në Gj. e Lartë. Klienti im Riformato foli, nuk ka ndryshim në qëndrimet e tij”, tha Topuzi.

Ngjarja e rënies së avionit “Piper” në plazhin e Divjakës ndodhi në datën 10 maj. Pranë avionit janë gjetur 460 kg hashash, ngarkuar në një automjet tip ‘Mitsubishi’. Pas operacionit të policisë, u bë e mundur dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, përkatësisht Saimir Bajrami, 35 vjeç, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro.

Shoferi i ‘Mitsubisht’, Saimir Bajrami i cili u arrestua nga policia pas tentativës për tu arratisur ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se droga e gjetur në mjet dhe afër tij, pritej të ngarkohej në avion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency