Pamje me dron/ Pema mbrojti kalimtarët nga aksidenti në Tiranë shkaktuar nga autobuzi i linjës së Unazës

0
243

Eksperti i Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore Mamir Hodo, ka komentuar dinamikën e aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku mbetën në plagosur 9 perona, mes tyre edhe shoferi i autobusit që duket se mund të jetë edhe shkaktari i aksidentit.

Ai ka deklaruar se autobusi ka ndaluar vetëm pasi para tij u krijua një barrierë makinash, ndërsa momentin ku krijohet përshtypja se autobusi në vend të frenojë ka marrë gas. Ai e ka sqaruar me përplasjen me mjetin tip “Porche” që a detyruar autobusin të ngrihet në ajër.

“Mjetet që ka goditur autobusi, janë 10. Kur Porche është goditur nga artikulari dhe është mbështetur tek pema, kjo ka detyruar autobusin të ngrihet në ajër, që çon edhe në krijimin e idesë se është shtuar gaz. Pema ka shpëtuar jetë njerëzish” – tha ai në emisionin “Open” ne News 24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here