Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal revolucionin

0
190

Në daljen e tij për shtyp gjatë ditës së sotme, kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen, pasi sic thotë ai, data 3 mars është dita që t’i dalim zot Shqipërisë.

Protesta e 3 marsit është anti-Rama.
Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.
Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.
Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.
Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.
Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here