Berisha: Erion Veliaj premtoi pyllin orbital por po sjell qytetin vertikal. A mund të krahasohet ky me Belind Këlliçin?

0
128

Kreu i PD Sali Berisha ne takimin e tij me demokratët e Tiranës sulmoi edhe kryebashkiakun Veliaj duke pohuar se premtoi pyllin orbital por po sjell qytetin vertikal.

“Energjia, përkushtimi i këtij revolucioni duhet të jenë përcaktuese për të shënuar fitoren në 14 maj. Kandidatët tanë janë kandidatët e vërtetë të qytetarëve.

A mund të krahasoni ju kandidatin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, një demokrat me parametra të shkëlqyera familjare, të arsimimit, formimit, edukatës dhe të gjithave, me një njeri që vjen nga kazani i veseve, i mashtrimeve, vjedhjeve, i vjedhjeve të hapura. Me një njeri i cili këtyre qytetarëve të Tiranës me të gjithë veprimtarinë e tij korruptive ja shndërroi qytetin, në një nga dhjetë qytetet më të ndotura.

Por a e dini se çfarë do të thotë. Do të thotë një nga dhjetë qytetet me sëmundje të rrezikshme më të lartë. Ndotja e një qyteti është vetëm sëmundje e rrezikshme, sepse ndotja e një qyteti është grimca të lëndëve shkatërrimtare për shëndetin dhe Tirana sot sipas Numbeos është një nga dhjetë qytetet më të ndotura të botës.

Premtoi pyllin vertikal. Çfarë po sjell? Qytetin vertikal. Çfarë do të thotë qytet vertikal? Do të thotë që në atë territor për metër katror të ketë një dendësi të tmerrshme popullate. Vërtetë ka gradaciela në vendet e tjera, po shkoni e shihni hapësirën përreth që ka.

Kurse këtu, kudo që gjindet një copë truall, pavarësisht se dendësia e popullatës aty, mund të jetë edhe më e madhe se e lejueshme, ndërtohet një tjetër me 10 mijë banorë, në mënyrë që të shkatërrojë çdo parametër shëndetësor për atë zonë.

Ky është pra, a mund të krahason këta. Një kandidat që vjen çdo ditë mes jush, ju dëgjon, dëgjon komshinjtë tuaj, dëgjon socialistët, të gjithë pa dallim me një kandidat që nuk guxon të hyjë tek ju, të vijë tek ju. Që u shkon me dhjetë policë bashkiakë, çfarë e lidh qytetin me këtë asgjë nuk e lidh.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here