Banorët e fshatit Bërxullë në protestë: Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Shteti punon vetëm për vete!

0
129

Një nga banoret e Bërxullës që kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për paligjshmëri në hapat e ndjekur për zbatimin e këtij projekti.

 Ajo u shpreh se motra e Belinda Ballukut bashkëpunojnë me njëra tjetrën për shkeljet ndaj kurriz të qytetarëve duke shfrytëzuar postet e tyre, kjo pasi motra e saj, Pamela Qirko është kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për veta”, deklaroi banorja.

Kujtojmë se në momentin që Pamela Qirko u emërua nga Parlamenti si anëtare e Komisionit të Vetingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi pro saj në Parlament.

Burime nga mazhoranca socialiste bëjnë me dije se një nga arsyet kryesore të promovimit të Ballukut, është pikërisht pozicioni kyç i së motrës Pamela Qirko në krye të Komisionit të Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here