Vazhdon “lufta” mes sportisteve, Luiza Gega-Klodiana Shalës: Viktimizohesh për vëmendje, s’më bën përshtypje

0
188

Në Shqipëri, sherre, debate dhe përplasje nuk ndodhin vetëm mes politikanëve por edhe sportistevev e atleteve të njohura.

Një përplasje që po bën bujë në media dhe rrjete sociale është ajo mes Klodiana Shalës dhe Luiza Gegës. Kjo pasi Klodiana Shala deklaroi pak ditë më parë se ish-i dashuri i saj tani është në krahët e Gegës.

Menjëherë pas kësaj deklarate të bujshme ka reaguar edhe atletja Luiza Gega e cila nuk është ndjerë mirë nga fjalët e koleges. Në një prononcim për mediat, Luiza Gega ka akuzuar Klodiana Shalën për viktimizim për të tërhequr vëmendjen.

 

“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here