Kërpaçi: Modeli i gabuar ekonomik e ka bërë Shqipërinë vend të pagave të ulëta dhe të emigracionit të lartë

0
129

Nga Floida Kërpaçi

Modeli i gabuar ekonomik e ka bërë Shqipërinë vend të pagave të ulëta dhe të emigracionit të lartë.

 

Për vitin 2022, Shqipëria rezultoi vendi me pagat më të ulëta në rajon në IT, arsim, shëndetësi, shërbime, bujqësi, financa e biznes.

 

Mbajtja e pagave në nivele kaq të ulëta, ka bërë që kostoja e jetesës të jetë një nga shqetësimet kryesore të familjeve shqiptare në të gjitha qytetet e vendit.

 

Ndërsa në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022:

 

Në Serbi, profesionistët e IT-së paguhen mesatarisht 3 mijë euro në muaj.

 

Në Mal të Zi, hotelet, baret e restorantet japin një pagë mesatare prej 800 eurosh.

 

Në Maqedoninë e Veriut, subvencionet dhe mbështetja e bujqve po mundësojnë paga 600 euro në muaj në bujqësi.

 

Në periudhën 2019-2021, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, në krahasim me një shqiptar.

 

Në 10 vitet e fundit Shqipërisë i janë larguar me mijëra profesionistë dhe të rinj që nuk shohin perspektivë në tregun e punës shqiptar.

 

Ndryshimi i drejtimit dhe i këtij modeli të dështuar ekonomik, për të kthyer fokusin dhe mirëqenien tek qytetari është nevojshmëri për të ndaluar shpopullimin.

 

Gara e humbur, pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në IT, arsim, shëndetësi, shërbime, bujqësi, financa e biznes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here