Berisha thirrje qytetarëve : Të protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit

0
105

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli gjithashtu për protestën që do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen shtoi:

“Ndaj dhe nesër ju bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit.

Ky është parlament i krimit.

Sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre.

Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.

Dorian Duçka është i implikuar në afera të spektrit më të gjerë.

Ka SPAK, ka drejtësi këtu, ka hetim? Nuk ekzistojnë. Kur deklarova në fillim që McGonigal ka takuar dhe ka drekuar me eksponentë të SPAK, bënë një seri deklaratash që nuk është e vërtetë.

Çfarë është e vërtetë? Që Duçka, McGonigal dhe Neza kanë vendosur gjoba milionëshe? Nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë në veting? “

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here