Nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi, 8 të vdekur e mbi 800 të plagosur. Ekipet e shpëtimit kërkime të tjera 

0
101

Tetë njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

 

Më shumë se 800 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit, ku 18 prej tyre janë me lëndime më të rëndë. Tërmetet janë ndjerë në 10 provinca që ishin goditur shumë më rëndë dy javë më parë, kurse videot amatore shfaqin qytetarët e kapluar nga paniku duke ikur.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë mbi 7 të shkallës Rihter që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here