Kreu i Partisë Republikane të Serbisë : Vuçiç dhe Rama njihen për korrupsionin që u bëjnë perëndimorëve

0
122

Ditën e sotme kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Nikola Sanduloviç, foli gjatë në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV. Ai foli për lidhjen e ngushtë mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

I pyetur në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur, ai tha: “Mos u bazoni shumë në shfaqje të tilla se këto dukuri kanë vetëm aparancën, sepse kjo është një lloj politike e kamufluar komuniste. Ka qenë dikur, vazhdon edhe sot, kështu që nuk duhet rënë pre e këtyre gjoja-mosmarrëveshjeve, të cilat nuk kanë asnjë bazë, nuk i shërbejnë asnjë qëllimi. Ju e keni parasysh, nëse mund të shprehem, se i pari i tyre është Putini dhe ai pikërisht i luan “fijet” në mënyrë që të krijohet një përshtypje sikur mund të kenë diçka midis tyre, kurse në fakt dihet synimi, është që të krijohet një situatë e nderë në Ballkan që nëse Putini fiton në atë luftë, ai të ketë mundësi që të realizohet ëndrra e vjetër shoviniste ndaj Kosovës. Do t’ju lutesha që të keni shumë kujdes për sa i përket një politike të tillë, sepse sa të jetë Vuçiçi president, është e pamundur që të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e Kosovës, sepse këtu është dora e tjetërkujt që i nxit këto gjëra, është dora e Putinit, vetëkuptohet, prandaj ju lutem shumë të mbani qëndrim dhe ta kini parasysh e të mos bini pre e një propagande të tillë, e cila nuk sjell asgjë të mirë, sepse Vuçiçi asnjëherë nuk do të pranojë të nënshkruajë, të pranojë pavarësinë e Kosovës”.

 

Jo vetëm kaq, por Sandulovic shtoi se Vuçiç dhe Rama njihen për korruptimin që u bëjnë perëndimorëve.

Lidhur me politikën e faktorit ndërkombëtar, cila duhet të ishte qasja e duhur për të pasur një tjetër raport midis Kosovës dhe Serbisë në gjykimin tuaj?

Unë mendoj se një pjesë të mirë të Parlamentit Europian, vetë Vuçiçi e ka kompromentuar, prandaj dhe qëndrimi im …

Zoti Rama ka mbërritur në Amerikë me kompromentimin, deri në FBI…

Nikola Sanduloviç: Unë di që, sepse siç e thatë dhe vetë ju që kryeministri ynë ka arritur të kompromentojë edhe persona me post të lartë si në FBI, kështu që edhe Presidenti juaj nuk është gjë e panjohur apo e pazakontë që të kompromentojë një pjesë të parlamentarëve të Europës, unë dëshiroj që gjithçka ta vërtetoj. Asnjëherë deri më sot, asnjë politikan perëndimor nuk më ka thirrur mua apo dikë tjetër që të marrë një mendim se si mund të zgjidhet një problem i tillë, një ngërç i tillë, pra vetëkuptohet që mendimi i tyre është i gabuar. Në vitin 2017 jemi thirrur në Bundestagun gjerman për të referuar qoftë unë, qoftë dhe Batoni, mirëpo për çudi, si duket edhe Presidenti Vuçiç, kanë ndërhyrë tek zonja Merkel dhe neve na u mohua një referim i tillë para parlamentit, para Bundestagut gjerman; me shkrim, në lidhje me këtë që po them.

Politikani serb tha se sikur të vinte në pushtet, “veprimi i parë do të ishte që brenda 24 orëve do të pranoja pavarësinë e Kosovës”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here