Berisha: Shumica e popullsisë e urren Edi Ramën, të përgatitemi për protesta dhe revolta

0
95

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se opozita duhet të përgatitet për revolucionin e protestave pasi një përqindje e madhe e popullsisë e urren Edi Rama.

Sali Berisha: Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore.

Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi.
Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë! Ne kemi një përqindje shumë të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën, kemi një përqindje që na përgjigjet, del në protestë.

Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë te ne.
Nëse nuk rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës, të harroni se do fitonim zgjedhjet më 22 mars.

Pra, duhet të japim mesazhe shumë të qarta anëtarësisë sonë, demokratëve tanë, që sakrificat më të mëdha na presin përpara nëse qëndrojmë të vendosur për të përmbushur misionin tonë.

Ndaj dhe duhet të ndërmarrim një debat intensiv me anëtarësinë tonë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me mbështetësit tanë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me qytetarët.

Duhet krijuar një situatë e përgjithshme proteste, revolte, reagimesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here