E nxorën nga rrënojat me cigare në gojë, i mbijetuari në Turqi: Si e ruajta gjakftohtësinë për 56 orë

0
173

Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja.

Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë.

Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan,” tregon ai.

Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter.

Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por bashkëshortja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.

 “Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe mbetën të vrara në vend”, rrëfen ai.

Këshilla e Ziya-t për raste të tilla është të bëjnë të njëjtën gjë si ai dhe të mundohen të ruajnë gjakftohtësinë. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga ndërtesa e shkatërruar me cigare në gojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here