Meta uron dy anëtaret e reja të Kryesisë: Së bashku me të rinjtë do të “pushtojmë” në 14 Maj Këshillat e Bashkive

0
121

Kreu i PL Ilir Meta ka shprehur vlerësimin e tij për dy anëtarët e reja të Kryesisë së partisë.

“Urimet më të përzemërta në veçanti për Ismeralda Seidollin dhe Anisa Ibraj për zgjedhjen e tyre në Kryesinë e Partisë të Lirisë sot.

Ato janë anëtaret më të reja të lidershipit të PL dhe së bashku me Floida Kërpaçin, Ana Hazizajn dhe Kristian Kinën janë përfaqësueset e LRI-së, organizatës më të fuqishme rinore në vend.

Së bashku me të rinjtë do të “pushtojmë” në 14 Maj Këshillat e Bashkive kudo në vend dhe shumë shpejt edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia e Lirisë, e vendosur për Shqipërinë që u përket të rinjve dhe të rejave.

Mjaft shpopullimit të Shqipërisë! Vota për Partinë e Lirisë është garancia për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.

Shqipëria u përket të rinjve! ✌️??”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here