Berisha:Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Të hënën protesta

0
134

Të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori është i lirë.

Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale.

Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin.

 

 

“Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin krimin, por e vërteta do të dalë. Këta janë të inkriminuar fund e krye,” tha Berisha.-

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi para pak ditësh se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.

Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here