Berisha: Revolucioni është për të gjithë shqiptarët që vidhen çdo ditë nga ky narkoshtet

0
81

Kryetari i Partisë Demokrat, Sali Berisha i është bashkuar protestës së thirrur para Kuvendit.

“Me këtë protestë, në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD-së, nuk protestoni as edhe për PD-në, por ju protestoni sot këtu jo vetëm për 750 mijë zgjedhësit që votuan për opozitën dhe kundër Edi Ramës, por ju protestoni për çdo shqiptar, që ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. 

Ju jeni këtu për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni për çdo shqiptar, i cili beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë, qoftë edhe qeveria e tyre, por të cilën nuk e kanë votuar për të vjedhur dhe abuzuar dhe shkelmuar fjalën e lirë. Ju protestoni për të gjithë shqiptarët që dëgjojnë për një mori aferash dhe duhet të dinë të vërtetën e vjedhjeve. Ju protestoni për të gjithë ata shqiptarë, që shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin për në dhera të huaj, për në pasiguri. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë, që duhet të besojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, se Shqipërinë mund ta bëjnë shqiptarët. Parlamenti i fjalës së lirë është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar. Këta vjedhin natën, ditën, në terr, çdoo ditë, çdo muaj. Ashtu si hajdutët shfaqin urrejtje për ata që i vjedhin”, theksoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here